Fileto pule mediterrane
1. Filetojmë pulën në copa të holla.
2. Presim preshin në feta të prera trashë po aq sa edhe pulën.
3. Në tigan të nxehtë me vaj ulliri, kalojmë pulën dhe më pas preshin.
4. Kur marrin ngjyrë shtojmë kripë dhe piper.
5. Hedhim Sambuca dhe i vemë flakën.
6. Shtojmë arrë moskat (½ kokërr) të grirë në rende, qumështin dhe safranin.
7. Kur të ketë mbetur aq salcë sa na duhet, shtojmë 3-4 gjethe borzilok të prerë.
8. Servirim (Koha e përgatitjes është 16 Min.)